Artefaktet peng të Kosovës, Çeku: Serbia lobim edhe për Manastirin e Deçanit
Ministri i Kulturës së Kosovës, Hajrullah Çeku thotë se ekziston i gjithë dokumentacioni për marrjen e artefakteve dhe objekteve me vlerë etnografike të Kosovës, të cilat Serbia i mban padrejtësisht.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çeku u shpreh se mosnjohja e Kosovës nga organizmat ndërkombëtare, ka sjellë pengesa të shumta në këtë proces, ashtu siç po ndodh edhe në mbrojtjen e manastirit të Deçanit, ku shihet qartë lobimi serb.
“Çështja e koleksionit muzeal publik të Kosovës që mbahet padrejtësisht në Beograd, është një angazhim i yni shtetëror dhe kombëtar. Ato janë artefakte që i takojnë Kosovës, janë marrë nga mue publike të Kosovës, është grabitje. Angazhimi ynë duhet të jetë i pandërprerë dhe duhet të vazhdojmë të insistojmë në kthimin e atyre artefakteve.
Kur u bë nominimi i Mansatirit të Deçanit si ndër 7 momumentet më të rrezikuara , në tekst kanë përmendur edhe fiksione të tipit sulme të organizatës ISIS në këtë manastir. Ata e kanë ndërlidhur me dialogun politik Kosovë-Serbi. Kjo organizatë ka rënë në ndikimin e politikës së Beogradit. Ka profesionistë serbë në Europa Nosta”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU
- KOK: Serbia pamundëson pjesëmarrjen e pingpongistëve nga Kosova në Evropian
- ‘U informova për reformat në drejtësi’, kreu i OSBE përmbyll vizitën në Kosovë
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup