Pas Thaçit, edhe Hoti anulon pjesëmarrjen në takimin e Uashingtonit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi mëngjesin e së enjtes se nuk do të marrë pjesë as ai në takimin e Uashingtonit me përfaqësuesit e Serbisë për të diskutuar rinisjen e dialogut.
Vendimin e njoftoi vetë Hoti përmes një postimi në Twitter, ku tha se “për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë, i duhet të kthehet në Kosovë”.
“Për shkak të zhvillimeve në Prishtinë, prej akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale, më duhet të kthehem në vendin tim për t’u marrë me situatën,” – shkroi Hoti, i cili tha se e kishte informuar Ambasadorin Richard Grenell se as ai nuk mund të jetë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi në fjalë ishte thirrur nga Grenell, pas një përpjekje disa mujore prej tij për të ndikuar mes palëve një fillim të ri për bisedimet.
Mirëpo të mërkurën, Prokuroria Speciale ngriti zyrtarisht akuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si përgjegjës për rreth 100 vrasje të jashtëligjshme gjatë dhe pas luftës.
Pas njoftimit të ngritjes së akuzave, Presidenti Thaçi anuloi vizitën në SHBA. Në një postim në Twitter, Grenell pati deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se “takimi do të vijonte me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Hoti”.
Kështu me vendimin për tërheqje edhe të Hotit, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me bisedimet Kosovë-Serbi dhe aq më shumë me nismën e Grenell për ta ndërmjetësuar ai rifillimin e tyre.
Në një reagim të mëvonshëm, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, theksoi se “LDK nuk ka konfuzion nëse duhet apo jo të shkojë Kryeministri Hoti në Uashington”, por delegacioni i Kosovës “u nda përgjysmë sa ishte në avion”.
“Në Uashington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet t’i prijë delegacionit,” – u shpreh Mustafa duke këmbëngulur se bashkëpunimi i Prishtinës me SHBA-të dhe BE-në nuk duhet të lidhet dhe ndikohet me proceset e Gjykatës Speciale.
Mustafa propozon një takim mes partive dhe udhëheqësve politikë për të biseduar “një zgjidhje të qëndrueshme” për “funksionimin normal të të gjitha institucioneve”.
Lexoni gjithashtu:
Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Thaçin dhe Veselin si përgjegjës për 100 vrasje
Akuzat për Thaçin dhe Veselin, kreu i Veteranëve të UÇK Hysni Gucati: Kjo gjykatë është raciste
Akuzat ndaj Thaçit për krime lufte, Meta: Besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së
Hashim Thaçi anulon pjesëmarrjen në takimin për dialogun në Shtëpinë e Bardhë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta