Përvjetori i poetit lirik, Skënder Rusi feston 70-vjetorin

17 Korrik 2022 | 19:37

Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi ka festuar 70-vjetorin midis familjarëve dhe miqve poetë e artistë.

Për djalin e tij Eris Rusi, kjo është jo vetëm një festë e dedikuar babait por gjithë qytetit të Korçës.

“Dita e sotme është një ditë e cila është jo vetëm festë për Skënderin por edhe jetës poetike të tij, sepse ao feston 70 vjetorin e lindjes. Ka mbi gjysmë shekulli që është pjesë e botës poetike, ku ka arritur të krijojë fije të panumërta komunikimi. Është një mbrëmje e cila dot e vishet me poezitë e këtij poeti, ata që janë të pranishëm kanë lexuar një nga 25 vëllimet poetike të poetit Skënder Rusi”, tha ai.

Për miqtë e tij të kahershëm si Zamira Kita dhe Ligoraq Riza, Skënderi i ka dhënë shumë vlera kulturore letrare qytetit të Korçës dhe gjithë Shqipërisë.

“Sot është një natë e veçantë, jo vetëm mbrëmje poetike por festë për qytetin e Korçës, gjithë Shqipërinë për letërsinë shqiptare dhe poezinë. Skënderi është poezi dhe sot është rasti tja kthejmë. Na pëlqen që kur mblidhemi në festa të lexojmë poezitë e tij, e jo më në 70 vjetorin e tij ”

“Unë mendoj se Korçes do t’i duhen shumë vite t’i vijnë poetë si Skënder Rusi. Ai nuk është thjesht një poet që i takon Korçës, i ka thurur qytetit, serenatës, dashurisë, një poet i paqte dhe them se përmasat e tij do të jenë shumë afatgjata si poet i shqiptarisë”, u shprehën aktorja Zamira Kita dhe aktori Ligoraq Riza.

Pjesë e mbrëmjes u bënë dhe këngët, të cilat poeti ka debulesë. Për artistin korcar kishte edhe një suprizë nga nipi i tiij.

“Gjysh Skënderi, gëzuar ditëlindjen, u bëfsh 100 vjeç, unë të dua shumë”, ishte urimi i tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026