Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

31 Maj 2026 | 20:22

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit.

Vepra e shkruar nga autori francez Marc Camoletti, i njohur për suksesin e komedisë “Boeing Boeing”, vjen për publikun shqiptar nën regjinë e Kiço Londos.

Subjekti rrëfen historinë e një çifti bashkëshortor që planifikon takime të fshehta në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, duke krijuar një varg situatash komike dhe keqkuptimesh.

“Ky është një sfidë për ne aktorët, realisht edhe sot shkoi shkëlqyer. Në Gjirokastër gjithmonë kemi një mikpritje të ngrohtë. Unë personalisht kisha shumë emocione sepse kisha shumë të njohur në sallë dhe kështu që kaluam shumë bukur sot në Gjirokastër. Do vazhdojmë me këtë shfaqje edhe në qytete të tjera”, tha aktori Erdit Asllanaj.

Edhe aktorja Esmeralda Metka vlerësoi pritjen e publikut, duke theksuar emocionet e rikthimit në skenën e teatrit të Gjirokastrës pas shumë vitesh.

“Në këtë skenë unë kam qenë që e vogël, kisha shumë vite pa shkelur në këtë teatër dhe vërtet më ka pëlqyer publiku, shumë artdashës, shumë pozitiv, ka reaguar gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm në sallë por edhe pas kuintave”, tha ajo.

Përgjatë këtij sezoni kulturor, skena e teatrit “Zihni Sako” ka mirëpritur një sërë aktivitetesh artistike me pjesëmarrjen e aktorëve shqiptarë dhe të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026