Festivali ndërkombëtar i folkut, Tirana pret 8 ansamble popullore
Për tre ditë në kryeqytet, publiku do të mund të ndjekë vallet tradicionale të 8 ansambleve të huaja të cilët do të performojnë pjesët më të mira artistike nga repertori i tyre.
Sheshi “Italia” do të kthehet në një skenë kërcimi për vallet tradicionale. Azerbajxhani, Ukraina, Turqia, Serbia, Sllovakia, Burundi dhe Arbëreshët do të mbërrijnë në Tiranë për të sjellë një atmosferë ndryshe kushtuar folkut.
“Juria është gjithmnonë ndërkombëtare në këtë festival. Unë po luftoj që ne të bëjmë një kalendar më vete në Shqipëri, që kur të vijë një asanmbël nga Kili, Meksika apo vendet e largëta, mos të ikin për 4 ditë nga Tirana, por të shkojnë në 2-3 festivale të tjera”, thotë kryetari i “FIDAF Albania”, Gëzim Alimehmeti.
“Festivali Internacional i Folkut” zhvillohet për të dytin vit në Tiranë, duke pritur 250 artistë. Ky projekt artistik në të njëjtën kohë promovon edhe Tiranën teksa shkëmbehen vlerat më të mira të secili vend.
“Unë këtë festival e kam quajtur “Internacional Folk Festival Tirana”, për të vetmen arsye që të njihet Tirana në kalendaret botërore dhe të jetë pse jo një qendër për të ardhmen e folklorit ndërkombëtar.
“Festivali Internacional i Folkut” do të mbahet për të gjithë artdashësit për katër ditë nga data 19 deri më 22 korrik në Sheshin “Italia” ku do të nderohen me çmime grupet me performancën më të mirë.
LEXONI GJITHASHTU
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?