Në kërkim të aleancave, Trump pret presidentin e Polonisë, marrëveshje në fushën e mbrojtjes
Ndërsa të dielën, datë 28 qershor, në Poloni zhvillohen zgjedhjet presidenciale, Presidenti Andrzej Duda viziton Uashingtonin duke u bërë lideri i parë botëror që takohet me presidentin Trump pas periudhës së pandemisë.
Dy liderët bënë me dije se nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi më fushën e mbrojtjes.
Sipas kësaj marrëveshjeje Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë më shumë trupa ushtarakë në Poloni, duke forcuar bashkëpunimin e mbrojtjes midis dy aleatëve të NATO-s dhe duke vepruar si një kundërpeshë ndaj një agresioni të mundshëm rus.
“Unë mendoj se kjo marrëveshje i dërgon një mesazh të fortë Rusisë,” – u shpreh Trump gjatë konferencës së përbashkët për mediat me presidentin Duda.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk kurseu kritikat për shtete evropiane që blejnë gaz nga Rusia.
“Gjermania po i paguan Rusisë miliarda dollarë për të blerë gaz. Ata po shpenzojnë miliarda për ta dhe ne duhet t’i mbrojmë nga Rusia, kjo nuk funksionon,” – tha Trump.
Presidenti amerikan ka lavdëruar Poloninë se është një nga shtete që po përmbushin premtimin e synuar të NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të produktit të tyre kombëtar bruto në mbrojtje, ndryshe nga Gjermania, për të cilën Trump mendon se nuk ka nevojë të mbrohet nga trupat amerikane kundër Rusisë.
Në qershor të vitit të kaluar, Trump pranoi të dërgojë 1,000 trupa të tjera në Poloni për të forcuar mbrojtjen e saj kundër Rusisë. Projekti, i cili u rrëzua.
Varshava vazhdimisht ka kërkuar ndihmë shtesë ushtarake pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014.
Kritikët kanë akuzuar presidentët Duda dhe Trump se e zhvilluan takimin pak para zgjedhjeve presidenciale në Poloni në mënyrë që të përmirësojnë shanset e Dudës për të fituar, pasi avantazhi i tij në sondazhe ka rënë javët e fundit.
Lexoni gjithashtu:
I nxehti pushton Evropën. Nga Spanja në Suedi, temperatura rekord
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës