Tjetër lloj vaksine anti-COVID-19 nis të testohet te njerëzit në Britani
Ndërsa ende nuk ka një vaksinë përfundimtare, e cila mund t’i imunizojë njerëzit përballë infeksionit të COVID-19, vijojnë përpjekjet për të gjetur sa më shpejt një kundërpërgjigje ndaj pandemisë, e cila ka shkaktuar qindra mijëra të vdekur e rreth 10 milionë të infektuar në të gjithë botën.
Në Britani të Madhe ka nisur testimi për një lloj të ri vaksine, e cila është injektuar tek disa persona. Testimi po zhvillohet nga Kolegjin Mbretëror në Londër.
Rreth 300 njerëz do të kenë vaksinën e mundshme COVID-19 gjatë javëve të ardhshme pas provave të suksesshme të realizuara tek kafshët. Pas fazës së parë, një testim vijues po planifikohet për në tetor, duke përfshirë 6,000 vullnetarë.
Vaksina përdor fijet sintetike të kodit gjenetik, të quajtur ARN, të cilat imitojnë virusin në vend që të përdorin një formë të dobësuar ose të modifikuar të tij, çka është një mënyrë sesi prodhohen vaksinat tradicionale.
Metoda britanike është një qasje e re për prodhimin e vaksinave, e krijuar për të mundësuar që sistemi imunitar t’i përgjigjet virusit pa pasur nevojë që infeksioni COVID-19 të zhvillojë sëmundje.
Profesori i kërkimit, Robin Shattock tha se deri në 2 milionë doza mund të krijohen nga 1 litër materiali sintetik, i cili do të ndihmojë në tejkalimin e disa çështjeve të prodhimit në masë.
Ekipi që qëndron pas studimit shpreson që vaksina të mund të shpërndahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas në rrafsh global prej fillimit të vitit 2021.
Aktualisht nuk ka vaksina ose trajtime të aprovuara për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi por dhjetëra vaksina nga më shumë se 100 kompani ndërkombëtare po testohen te njerëzit.
Provat klinike njerëzore për një vaksinë të mundshme të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit tashmë po zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar, Brazili dhe Afrika e Jugut.
Lexoni gjithashtu:
Frikë nga vala e dytë. Britani, ekspertët thirrje qeverisë
I nxehti pushton Evropën. Nga Spanja në Suedi, temperatura rekord
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës