Nis në Tiranë festivali ndërkombëtar i filmit Travel Fest Albania
Për herë të parë në Tiranë çelet Festivali ndërkombëtar i filmit Travel Fest Albania. Deri të dielën, në Kinema do të shfaqjen 128 filma nga 42 vende pjesëmarrëse.
Ky festival ka një fokus të veçantë sepse në të marrin pjesë të gjithë prodhimet kinematografike që trajtojnë natyrën, mjedisin dhe turizmin.
Hubert Perr, kreu i bashkëpunimit të delegacionit të BE-së në Shqipëri tregon arsyet pse është i rëndësishëm ky aktivitet.
“Ne e mbështesim këtë aktivitet sepse filmat janë një mënyrë ndërgjegjësimi, përmes këtyre filmave ato trajtojnë disa pikëpamje që janë shumë të rëndësishme si biodiveristeti, ndryshimet klimatike dhe mjedisi dhe vetëm duke parë temperaturat në Tiranë dhe gjithë Evropën është fare e qartë përse duhet të ndërgjesohemi dhe të marrë një veprim në kuadër të ndryshimeve klimatike”, tha ai.
Shumë producentë dhe regjisorë nga vende të ndryshme kanë ardhur në natën e parë të çeljes së festivalit i cili do të mbahet për një javë në Tiranë.
Regjisorja franceze Anastasia Durand në këtë festival konkurron me filmin “Qiell pa Yje”.
“Faleminderit për mikëpritjen. Është hera e dytë që filmi shfaqet dhe jam e lumtur që jam përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij festivali”, u shpreh ajo.
Në natën e parë u shfaqen për publikun 6 filma. Festivali Travel Fest Albania do të mbyllet ditën e dielë ku do të ndahen 22 trofe.
LEXONI GJITHASHTU
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?