Franca dhe Gjermania gati për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi në Paris

25 Qershor 2020 | 17:05

Franca dhe Gjermania presin që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të rinisë shpejt, ka shkruar në një postim në Twitter, Ambasada e Francës në Kosovë.

“Së bashku me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbetet i gatshëm për të mirëpritur një takim në Paris”, ka shkruar ambasada franceze.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, u shpreh në frymë të ngjashme, duke thënë se Franca dhe Gjermania inkurajojnë vazhdimin e dialogut.

“Ne i mbështesim fuqishëm përpjekjet e Bashkimit Evropian, me të dërguarin e posaçëm për dialogun Mirosllav Lajçak, për të arritur përparim të rëndësishëm, në afat të prekshëm kohor, për zgjidhje gjithëpërfshirëse. Qeveritë tona janë të gatshme të ndihmojnë takimin e propozuar në korrik”, shkroi ambasadori Heldt në Twitter.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë mund të rifillojë gjatë një samiti në Paris, që është paralajmëruar të mbahet në korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026