Aktivizohet vatër zjarri në Lezhë, operacion nga ajri për shuarjen e flakëve

20 Korrik 2022 | 19:34

Një vatër zjarri është raportuar në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Peleshit, në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës është dërguar një helikopter Cougar. Vatra e zjarrit rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.

Në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026