Reforma në drejtësi, Soreca: Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë të pavarur që u rezistojnë presioneve
Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian Luigi Soreca shprehet se Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që të jenë të pa varur dhe të gatshëm të rezistojnë nga presionet e politikës dhe medias.
Nëpërmjet një postimi në Twiter ku ju uron suksese studentëve të rinj të Shkollës së Magjistraturës, Soreca shprehet se Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. “Fantastike të shohësh kaq shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.
Shkolla ka në duart e saj të ardhmen e reformës në drejtësi – dhe BE-në përkrah saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrja politike dhe presioni i medieve”, shkruan Soreca.
Ndërkohë një ditë më parë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim, bëri thirrje për qëndresë përballë sulmeve që sipas saj po i bëjnë sistemit të ri të drejtësisë ata që nuk e duan sepse kanë frikë nga drejtësia e re.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta