BE: Harta e re gjyqësore, përmirëson efikasitetin e gjykatave në Shqipëri
Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me miratimin e hartës së re gjyqësore këtë të enjte nga Këshilli i Ministrave.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, BE-ja shprehet se ky miratim, është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar efikasitetin e gjykatave në Shqipëri.
Sipas BE-së, harta e re është zhvilluar nga KLGJ-ja si rezultat i një konsultimi me mbështetjen e ekspertëve të unionit, Këshillit të Evropës dhe SHBA-së.
“Miratimi i sotëm i hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Ministrave është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar efikasitetin e gjykatave në Shqipëri. Harta e re, e zhvilluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është rezultat i një procesi të gjerë konsultimi dhe është zhvilluar me mbështetjen e ekspertëve të BE-së, Këshillit të Evropës dhe SHBA-së. Një plan solid zbatimi tani është kyç. Bashkimi Evropian mbetet një mbështetës i fortë i reformës në drejtësi në Shqipëri”, thuhet në reagim.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta