Trump injoroi lutjet për ndërhyrje, s’dëshironte të ndalonte dhunën në Capitol
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i pa në televizion tensionet e 6 janarit në Capitol Hill dhe injoroi këshillat e fëmijëve dhe ndihmësve për t’i dhënë fund dhunës që po përhapej.
Ky përfundim u dha gjatë seancës dëgjimore të Komitetit i ngritur për hetimin e sulmeve të vitit të kaluar ku përmes dhunës kërkohej të mos mos njihej rezultati i zgjedhjeve ku Biden u shpall president i SHBA-së.
“Nuk mund të kishte asnjë dyshim se Donald Trump komandonte një turmë, që ai e dinte se ishte e armatosur, e dhunshme dhe e zemëruar për të marshuar në Capitol në përpjekje për të ndaluar transferimin paqësor të pushtetit. Këto fakte kanë mbetur të padiskutueshme, dhe duhet të ketë përgjegjësi. Llogaridhënie sipas ligjit. Përgjegjësi ndaj popullit amerikan,” u shpreh Bennie Thompson kreu i panelit hetimor.
Komiteti zbuloi se Trump dështoi të bënte një thirrje të vetme për zbatimin e ligjit, për të mirën e sigurisë kombëtare.
Zhvillime të tjera kryesore nga seanca e fundit dëgjimore zbuluan se agjentët e shërbimit sekret kishin frikë për jetën e tyre gjatë sulmit – dhe vajza e Trump, Ivanka, u thirr për të ndihmuar për të bindur të atin t’i jepte fund aksionit.
Paneli po kërkon të vërtetojë se Trump veproi në mënyrë të paligjshme për të përmbysur humbjen e tij përballë Joe Biden. Republikanët e Kongresit e kanë kritikuar seancën, duke thënë se ajo është e njëanshme dhe e pa bazuar në fakte.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq