Red Bull kthehet në pistë, skuderia austriake përgatitet për nisjen e kampionatit

27 Qershor 2020 | 08:26

Red Bull është skuderia e radhës në Formula 1 që zbriti në pistë për testet para fillimit të sezonit. Alexander Albon përshkroi afro 100 kilometra në pistën e silverstone me njëvendëshen e tij.

Piloti u shpreh se Covid-19 ka pasur ndikimin e tij në jetën e të gjithëve por nuk do të ndikojë edhe aq shumë në performancën e pilotëve në pistë.

“Mënyra se si ne po punojnë ose po veprojmë nuk ka ndryshuar shume. Mekanikët tanë  kane kryer me se miri punën e tyre dhe jemi gati për rifillimin e sezonit. Nuk ka shumë ndryshime, sidomos për ne pilotet. Ne jemi mësuar që të ulemi në njëvendëshet tona dhe nuk është se kemi kontakt me njëri tjetër prandaj nuk ka ndonjë diferencë të madhe”, thotë piloti i Red Bull Rancing, Alexander Albon.

I vetmi ndryshim do jetë që nuk do të lejohet pjesëmarrja e spektatorëve dhe skuderitë do të jenë me staf të reduktuar për të shmangur grumbullimet e panevojshme. Sezoni i formula 1 piritet që të nisë në datën 5 korrik me garën e Austrisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026