SPAK-u duhet të ketë fakte të qarta për Berishën, thotë Baton Haxhiu

22 Korrik 2022 | 19:44

Analisti Baton Haxhiu thotë se situata politike është e rëndë, pas shpalljes ‘non grata’ të ish-kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Britania e Madhe, duke pasuar atë të SHBA-ve në maj të vitit 2021.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh SPAK-u dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duhet të jenë shumë të kujdesshme në veprimet e tyre.

Sipas tij, këto institucione duhet të kenë fakte të qarta për të provuar korrupsionin dhe minimin e demokracisë nga Berisha.

“Është një situatë gjeopolitike shumë e rëndë, jashtëzakonisht e rëndë. Për faktin se është e tillë, edhe SPAK-u e të tjerë, duhet të jenë të kujdesshëm në veprimet e tyre. Duhet të kenë fakte të pashlyeshme, duhet të kenë fakte të cilat realisht janë aq të qarta, aq të pastra, atëherë SPAK-u duhet të bëjë një gjë publike për korrupsionin e Berishës dhe pengesën e demokracisë”, theksoi Haxhiu.

Sali Berisha deklaroi këtë të premte se i është ndaluar hyrja në territorin e Britanisë së Madhe. Sipas tij, vendimi është në vazhdën e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros.

Arsyetimi që Berisha kishte marrë për këtë vendimi ishin lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Britani dhe korrupsioni.

Pavarësisht se vendimi është konfidencial, Berisha theksoi se e bëri publik për qytetarët shqiptarë me të cilët ka qenë gjithnjë i vërtetë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026