​Hoti: Shumë shpejt datë të re për takimin në Uashington

27 Qershor 2020 | 09:33

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti pas kthimit nga Brukseli ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku deklaroi se, nuk ka alternativë tjetër për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë përveç dialogut.

Hoti bëri të ditur se ka rënë dakord me të dërguarin e posaçëm të Donald Trump për një datë tjetër takimi në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa gjithashtu po përgatiten për Samitin e Parisit, ku do të ketë dialog me ndërmjetësimin e Francës dhe Gjermanisë.

“Besojmë thellë që dialogu nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam paraqitur edhe para zyrtarëve të BE, është në interes të Kosovës që ky proces të mbyllet sa më shpejt”, deklaroi kreu i qeverisë së Kosovës.

Z. Hoti nënvizoi se, takimi në Uashington do të jetë me axhendë të karakterit ekonomik, ndërsa për Samitin e Parisit tha se shumë shpejt do të bëhet publike axhenda.

“Kam pasur bisedim me Grenell. Pas diskutimeve jemi dakordu që ta shtyjmë për një datë sa më shpejtë. Axhenda e takimit mbetet e njëjtë, që t’i japë shtysë dialogut përmes një axhende të zhvillimit ekonomik”, shtoi ai.

“Tani janë duke u bo arranxhimet e fundit për Samitin e Parisit. Jemi të nderuar që kemi një fokusim të madh të kancelares gjermane dhe presidentit francez. Besoj që shumë shpejt axhendën për samitin do ta kemi publike”, përfundoi Hoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026