Liberalizoni vizat për Kosovën! 33 eurodeputetë i drejtohen me letër Merkelit
33 anëtarë të Parlamentit Evropian nga 4 grupe më të mëdha parlamentare u janë drejtuar me një letër kancelares, Angela Merkel dhe ministrit të Brendshëm të Gjermanisë që të sigurojnë liberalizimin e vizave për qytetarët në Kosovë. Letra e publike nga eurodeputeti, Ilhan Kyuchyuk merr shkas nga marrja e Presidencës së BE-së nga Gjermania prej 1 korrikut.
Në letrën e tyre, eurodeputetët theksojnë se Kosova është ndër të paktët vende në rajon që nuk kapërfituar ende liberalizimin e vizave. Megjithëse vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret që në korrik të vitit 2018.
Eurodeputetët theksojnë se nëse nuk përmbushin premtimet e dhëna për Kosovën, atëherë BE dotë humbasë dukshëm besueshmërinë e vet, pasi nënvizohet se, ky proces është tej zgjatur.
“Ne po humbim besueshmërinë tonë kur një shtet i tretë e bën atë që ne kërkojmë nga ta, por nuk marrin avantazhin të cilin ua kemi premtuar. Si mund të kërkojmë çfarëdo reforme tjetër nga një shtet në fqinjësinë tonë, kur ata nuk mund të jenë të sigurtë se do të përfitojnë çfarëdo nga puna e tyre. Integrimi Evropian nuk është domosdo opsioni i vetëm i shteteve në rajon. Ku do ti çojë rruga e tyre nëse jo në BE?”, theksohet në letër.
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ka mbetur pezull nga fakti se disa shtete e kundërshtojnë rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta