Përkujtohet sot 76-vjetori i gjenocidit çam

27 Qershor 2020 | 16:34

Dhjetëra qytetarë përkujtuan të shtunën në varrezat e Kllogjerit në Sarandë, 76 vjetorin e vrasjeve dhe shpërnguljeve masive të shqiptarëve të Çamërisë.

Ajo që tashmë quhet si “Java Çame” nga Shoqata Patriotike “Çamëria” apo dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) u kujtua këtë vit me pak organizim për homazhe në ditën simbol të saj 27 qershorin, kjo për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri bëri thirrje që t’i bëhet më tepër trysni qeverisë në mënyrë që ajo të advokojë përpjekjet e kahershme të shqiptarëve të Çamërisë për të hequr “akuzat e pabaza”, siç i cilësoi ai, për “bashkëpunime me fashizmin”.

Për përvjetorin e 76-të të asaj që konsiderohet si “gjenocid”, Shoqata “Çamëria”, publikoi në Facebook një videomesazh sensibilizues.

Çamëria është një krahinë përtej kufirit jugor zyrtar të Shqipërisë. Në këtë krahinë banonin dhjetëra mijëra shqiptarë, të cilët në vitin 1944 u shpërngulën forcërisht nga autoritetet greke me pretendimin se “bashkëpunuan me fashizmin”.

Gjatë shpërnguljeve masive nga qytete si Paramithi, Parga, Filat, Vanar etj, u vranë rreth 3 mijë shqiptarë, emrat e të cilëve përkujtohen në një memorial të ngritur në Kllogjer të Sarandës.

Çamët, që u shpërngulën në Shqipëri, vuajtën përndjekje të vazhdueshme edhe nga regjimi komunist. Pas rrëzimit të diktaturës ata që e jetuan masakrën dhe pasardhës të tyre ngritën pretendime për çështjen e pronave, pretendime të cilat u mohoen nga autoritetet greke. Athina zyrtare nuk e njeh çështjen çame.

Më 30 qershor 1994, me propozim të deputetit të Vlorës Abedin Elmazi, Kuvendi i Shqipërisë vendosi të shpallë datën 27 qershor në kalendarin kombëtar si “dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”, vendim që më pas u dekretua nga Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026