S’ka armëpushim pa marrë territoret e pushtuara nga Rusia, thotë Zelenski
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se një armëpushim me Rusinë, pa marrë territoret e pushtuara, do e zgjaste luftën.
Ai paralajmëroi se një armëpushim që i lejon Rusisë të mbajë të pushtuara territoret ukrainase, do të inkurajonte një konflikt edhe më të gjerë, shkruan Reuters.
Kjo sipas tij, do i jepte Moskës një mundësi për të kryer ofensivë dhe sulme të reja ndaj forcave ukrainase.
“Ngrirja e konfliktit me Federatën Ruse do të thotë që ne do i japim mundësi atyre që të pushojnë dhe të përgatiten për një tjetër ofensivë”, u shpreh Zelenski.
Vetëm një ditë pasi Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për të lejuar eksportin e grurit, shpërthime janë dëgjuar në portin kyç të Odesës.
Ushtria ukrainase bëri me dije se 2 raketa goditën portin në orët e para të mëngjesit.
Sipas kushteve të marrëveshjes të nënshkruar në Stamboll, Rusia ra dakord të mos godiste portet ndërsa dërgesat e grurit janë në tranzit.
Pavarësisht akuzave nga Kievi, Moska nuk ka konfirmuar nëse ka sulmuar apo jo infrastrukturën ne qytetin jugor te Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha