Përfaqësuesit e OKB-së vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti në Afganistan
Përfaqësuesit e OKB-së për Afganistanin kanë vizituar juglindjen e vendit për të diskutuar “dërgimin e shpejtë të ndihmës humanitare” në rajonin ku qindra njerëz u vranë nga një tërmet të fuqishëm muajin e kaluar.
Markus Potzel dhe Ramiz Alakbarov, zv.përfaqësues të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Afganistanin u takuan me Sirajuddin Haqqani, ushtruesin e detyrës së ministrit të brendshëm të qeverisë së udhëhequr nga talebanët dhe liderët lokalë në provincën Khost më 22 korrik, njoftuan mediat afgane.
Në një mbledhje ku morën pjesë edhe familje të prekura nga tërmeti, zyrtarët e OKB-së u zotuan të përshpejtojnë shpërndarjen e ndihmës për viktimat.
Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan tha në Twitter se një ekip i OKB-së “është në terren duke ofruar gjëra themelore shumë të nevojshme, duke përfshirë ushqimin, ujin, kujdesin mjekësor dhe strehimore të përkohshme, për komunitetet dhe familjet e prekura”.
Tërmeti me magnitudë 5.9 goditi më 22 qershor fshatrat në provincat Paktika dhe Khost, duke rrafshuar shtëpitë dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu, raporton Radio Evropa e Lirë.
Të paktën 1.150 njerëz u vranë nga tërmeti dhe qindra të tjerë u plagosën. Dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë