Turqia akuza ndaj Greqisë për varkën me emigrantë, asnjë reagim nga pala helene
Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një varkë që transportonte emigrantë nga ujërat territoriale greke në ato turke.
Ministria e Mbrojtjes në Ankara tha se incidenti ndodhi të dielën pranë Rodosit [ishull grek] dhe postoi pamjet me dron në mediat sociale që tregonin rojet bregdetare duke tërhequr varkën në ujërat turke pranë vendpushimit jugperëndimor të Marmaris [port- qytet në Turqi].
Rojat bregdetare greke nuk kanë dhënë ndonjë komente për rastin.
Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë vërtetësinë e pamjeve, të cilat tregojnë se pasagjerët e një varke lidhin një litar nga pjesa e prapme e saj në një varkë të vogël gome, të cilën varka më pas e tërheq mbrapsht përpara se të shkëputet prej saj dhe të largohet. Nuk ishte e qartë se sa njerëz ishin në varkën e vogël prej gome.
Athina ka mohuar vazhdimisht akuzat nga grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, se ajo i zmbraps emigrantët jashtë ujërave greke, duke thënë se përgjon varkat në det për të mbrojtur kufijtë e saj, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Greqia ishte vija e parë e krizës së migracionit të Evropës në 2015 dhe 2016 kur rreth një milion refugjatë që ikën nga lufta dhe varfëria në Siri, Irak dhe Afganistan mbërritën, kryesisht nëpërmjet Turqisë. Numri i të ardhurve ka rënë ndjeshëm që atëherë.
Greqia dhe Turqia, vende anëtare të NATO-s dhe rivalë historikë, kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për çështjet e emigrantëve dhe pretendimet territoriale konkurruese
LEXONI GJITHASHTU:
Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit
Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik
Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen
- 09:28 Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë oficerë të lartë
- 09:19 Iu gjet armë zjarri dhe sasi kokaine, dyshohet se e shiste në lokalin e tij! Në pranga 37-vjeçari në Sarandë
- 09:05 Komanda Qendrore e SHBA-së: Ushtria amerikane rrëzoi 2 dronë iranianë mbi Ngushticën e Hormuzit
- 08:56 Zgjedhjet në Kosovë, rast i veçantë në Mitrovicën e Veriut. Nusja shkon me vello për të votuar
- 08:44 Hegseth kritikon ashpër politikën evropiane të emigracionit: Plazhet janë pushtuar nga ideologji të rrezikshme
- 08:19 Rama për protestën në Zvërnec: Revolucionarët të mos ua zhvirgjërojnë plazhin flamingove me makina dhe mbeturina