Detaje nga sulmi kibernetik në Itali, dyshohet se janë vjedhur 78 giga të dhëna

26 Korrik 2022 | 08:03

Policia italiane ka nisur të hetojë raportet se Agjencia Italiane e Taksave mund të ketë rënë pre e një sulmi kibernetik ku dyshohet se janë vjedhur rreth 78 giga të dhëna.

Agjencia nuk ka dhënë asnjë deklaratë nëse është sulmuar apo jo, por është shprehur vetëm se hetimet vijojnë. Edhe kompania e informatikës në shtetin fqinj ka mohuar sulmin.

Sulmi, raportojnë mediat italiane, u organizua nga LockBit, një grup ndërkombëtar i hakerëve të ransomëare. Lockbit është një grup kriminal i specializuar në këtë lloj shantazhi kibernetik. Funksionon që nga viti 2019 dhe përditëson vazhdimisht metodën e saj të punës.

Swascan, një firmë sigurie IT, tha se LockBit njoftoi në rrjetin e errët se i kishte dhënë agjencisë pesë ditë kohë për të paguar një shpërblim, në të kundërt të dhënat do të publikohen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

‘Sulm kibernetik nga jashtë Shqipërisë’, AKSHI bllokon shërbimet online

Sulmi kibernetik, shtyhet afati i depozitimit të pasqyrave financiare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026