Gjergji Goro: Çmimet në Himarë janë njësoj si vjet, madje ulen gjatë javës. Kemi ndaluar festat në bregdet

29 Qershor 2020 | 06:06

Fundjava me diell që lamë pas solli rigjallërim të plazheve, ku ai në jug ishte destinacioni i një pjese të mirë të kryeqytetasve, ndërsa Lezha dhe Durrësi pati fluks pushuesish kryesisht nga Kosova.

Por si pritet të jetë turizmi sivjet në Shqipëri në kushtet e kufizimit të udhëtimeve ndërkombëtare?

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro tha për Euronews Albania se Himara ka filluar të rigjallërohet nga turistët çdo ditë e më shumë dhe kanë nisur prenotimet sidomos nga 1 korriku.

Teksa vuri në dukje se deri më tani pjesa më e madhe e pushuesve janë vendas, veçanërisht nga Tirana, z. Goro u shpreh se nuk ka munguar interesimi nga ana e pushuesve të huaj, të cilët janë duke pritur hapjen e mëtejshme të Evropës për të pushuar në Himarë.

Ai siguroi se çmimet e akomodimeve dhe shërbimeve janë të njëjtat me një vit më parë, madje gjatë javës ka edhe oferta.

“Çmimet janë si vjet, madje ka edhe oferta gjatë javës ku çmimi përgjysmohet për disa shërbime. Shpresojmë se nuk do të kem raste (të COVID-19) dhe bizneset do të vazhdojnë të mbajnë të pastër zonën e tyre duke iu krijuar kushtet qytetarëve që vitin tjetër t’i përgjigjemi më mirë situatës”, tha kryebashkiaku i Himarës.

Z. Goro tha se nga ana e bashkisë janë marrë të gjithë masat në bashkëpunim me bizneset që operojnë në plazh që të shmangen sa është e mundur grumbullimet e njerëzve në mënyrë që të respektohen masat kundër epidemisë COVID-19.

Plazhet e Himarës janë të mëdha dhe akoma nuk ka shumë fluks pushuesish. E rëndësishme është që i kemi këshilluar bizneset të kufizojnë hapjen e ‘beach-bareve’ e të mos bëjnë ‘schuma-party’ që rrisin dendësinë e njerëzve. Do ecim në këtë ritëm që t’u krijojmë besim qytetarëve të vijnë në Himarë”, u shpreh kryebashiaku Goro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026