Nis festivali i Salzburgut, për ata që duan operën dhe muzikën e bukur

27 Korrik 2022 | 09:59

Festivali i Salzburgut është një festivalet më të mëdha të muzikës që zhvillohet në Europë.

Ai organizohet në Austri, në vendlindjen e Mozart, dhe është një nga eventet më të bukura për ata që duan muzikën e bukur dhe operën.

Këtë vit, festivali mori një kthesë politike për shkak të luftës së Ukrainë. Në hapjen e tij ishte i pranishëm edhe presidenti i Austrisë, ndërsa kryetarja e festivalit Kristina Hammer e vuri theksin tek rëndësia e artit dhe kulturës.

“Na duhet arti, arti nuk është vetëm argëtim, ai na drejton tek debati, na vë në lëvizje. Arti na mëson tolerancën, na hap sytë kundrejt të tjerëve”, u shpreh Hammer.

Presidenti federal Alexander Van der Bellen mbajti një fjalim me një mesazh të qartë politik.

“Ne duhet të fitojmë pavarësi në furnizimin me energji sa më shpejt të jetë e mundur  së bashku me partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë. Nuk duhet të lejojmë që fuqia jonë ekonomike të dëmtohet. Dhe ne nuk duhet të lejojmë që qytetarët tanë të ngrijnë në dimër”, theksoi presidenti.

Përtej luftës arti ka fuqinë të përçojë paqe dhe shpresë. Drejtori artistik i festivalit Markus Hinterhäuser këtë vit ka zgjedhur si pikë reference Komedinë Hyjnore të Dante Aligierit.

Festivali do të vijojë deri më 31 gusht dhe më shumë se 225 mijë bileta janë shitur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026