Rikthehet Formula 1, gara e parë zhvillohen këtë fundjavë në Austri

29 Qershor 2020 | 14:51

Më në fund pritja mbaroi edhe për Formula 1. Të gjitha skuadrat janë me motorët e ndezur dhe gati për të zbritur në pistë 3 muaj më vonë nga sa parashikonte kalendari.

Të dielën e 5 korrikut në Austri  do të mbahet gara e parë e këtij sezoni. Edhe ndalesa e radhës do të jetë po në Austri. Kjo lloj formule është përdorur me qëllim që të zhvillohen sa më shumë gara brenda një kohë të shkurtër. Kjo do të jetë hera e parë që 2 gara të një sezoni mbahen në të njëjtin vend.

Skuadrat  më pas do të udhëtojnë drejt Budapestit, ku do të zhvillohet gara e radhës në datën 19 korrik. Ndalesa e radhës më pas do të jetë Silverstone, ku do të garohet për çmimin e madh të Britanisë, në një nga pistat më legjendare, pasi pikërisht këtu është zhvilluar gara e parë e kampionatit botëror F1 në vitin 1950.

Ndalesat e më vonshme do të jenë në Spanjë, Belgjikë e Itali, ndërsa pjesa tjetër e kalendarit mbetet për t’u përcaktuar.  Drejtuesit shpresojnë që këtë vit të zhvillojnë 15 deri në 18 gara,

Deri më tani janë anuluar garat në Australi, Monako, Holandë dhe Francë, ndërsa mbeten të pasigurta dhe garat në Singapor, Rusi, Japoni, SHBA, Meksikë dhe Brazil mbeten të pasigurta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026