Moska paralajmëron për pasoja nëse Ukraina përdor armë të prodhuara nga SHBA

27 Korrik 2022 | 21:03

Moska ka paralajmëruar për pasoja më serioze nëse Ukraina përdor sisteme raketash të shumëfishta të prodhuara nga SHBA ose armë të tjera me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga NATO kundër territorit rus.

Kështu ka deklaruar Konstantin Gavrilov, kreu i delegacionit rus në bisedimet në Vjenë për çështjet e sigurisë ushtarake dhe kontrollit të armëve, shkruan CNN.

“Nëse Forcat e Armatosura të Ukrainës përdorin sistemet raketore amerikane MLRS ose armë të tjera me rreze të gjatë veprimi të NATO-s kundër territorit rus, pasojat do të jenë më serioze.

Një rritje në transferimin e armëve perëndimore në Kiev mund ta detyrojë Federatën Ruse të kalojë në reagime më të ashpra”, tha Gavrilov sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Jashtme ruse.

Gavrilov tha gjithashtu se të gjitha synimet kryesore të vendosura nga Presidenti Vladimir Putin do të përmbushen në Ukrainë dhe u bëri thirrje qeverive perëndimore të dëgjojnë shqetësimet e Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026