Twitter do të ndalojë reklamimet politike dhe thotë se mesazhet që ata përcjellin duhen “fituar, e jo të blihen”
Drejtori ekzekutiv, Xhek Dorsej ka njoftuar të mërkurën se Twitter ka vendosur të ndalojë të gjitha reklamimet politike nga platforma e saj, duke nisur nga 22 nëntori.
Në një sërë postimesh në Twitter, Dorsej ka paraqitur arsyet se përse kompania po ndryshonte politikat e saj, duke theksuar se nuk ishte një çështje që i përkiste lirisë së shprehjes, por sipas tij po bëhej që politikanët të paguajnë për të përcjellë mesazhet e tyre te përdoruesit.
“Ne besojmë se përcjellja e mesazheve politike duhet merituar, e jo të blihet,” u shpreh Dorsej.
[twitter_feed=https://twitter.com/jack/status/1189634360472829952]
Dorsej ka thënë gjithashtu se nuk do të ishte e “besueshme” nëse do të shpreheshin se janë duke punuar për të parandaluar informacionet “çorientuese” në platformë dhe në të njëjtën kohë të lejojnë njerëzit të paguajnë për reklamime politike.
“E dimë fare mirë se jemi një pjesë e vogël e një ekosistemi shumë më të madh reklamimesh politike. Disa mund të argumentojnë se veprimet tona sot mund të favorizojnë ata që janë në pushtet. Por, kemi parë shumë lëvizje sociale që kanë arritur përmasa të mëdha pa asnjë reklamim politik. Kam besim se kjo do të vijë duke u rritur”, shkroi Dorsej.
Platforma gjithashtu ka planifikuar të përfshijë “advokimin e çështjeve”, të cilat i përkufizon si një reklamë referuar zgjedhjeve ose atyre të cilët mbrojnë çështje legjislative të një rëndësie kombëtare.
Por, shumë persona në rrjete sociale kanë pyetur se çfarë do të thotë “advokimi i çështjeve” dhe sesi Twitter do ta përkufizojë këtë.
[twitter_feed=https://twitter.com/mathewi/status/1189637921747406848]
“Ndryshimet klimatike? Martesat e të njëjtës gjini? Pagesa të barabarta?”, ka pyetur drejtuesi i Instagram-it, Adam Mosseri, në një postim në Twitter.
Me të drejtë, Twitter përfshin çështje si aborti, të drejtat civile, ndryshimet klimatike, armët, shëndetin, emigracionin, sigurinë kombëtare, sigurinë sociale, taksat dhe tregtinë nën përmbajtjen e politikave të saj.
“Ndalimi i reklamave prek gjithashtu edhe Organizatat Joqeveritare”, shkroi Aleks Stamos, ish-oficeri i sigurisë për Facebook-un.
Do të ketë disa përjashtime, ka thënë Dorsej, si për shembull reklamimet që mbështesin regjistrimin e votuesve do të lejohen ende.
Twitter ka planifikuar të prezantojë politikat e saj të plota deri më 15 nëntor dhe do të nisë zbatimin e tyre më 22 nëntor.
Pse tani?
Vrojtues të shumtë të rrjeteve sociale kanë përshëndetur lajmin e dhënë nga Twitter, si një vepër që do t’i bëjë presion edhe kompanive të tjera për të ndjekur rrugën e tyre.
Vendimi ka ardhur pasi kompanitë teknologjike janë kritikuar për lejimin e informacioneve të rreme apo çorientuese në platformat e tyre. Facebook është kritikuar se ka përjashtuar politikanët nga kontrollimi i fakteve nga palë të treta.
Gjatë një seance dëgjimi para Kongresit amerikan, drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zukerberg u mor në pyetje për politikat e platformës nga përfaqësuesja Alexandria Okasio-Kortez.
Zukerbergu u pengua disa herë gjatë marrjes në pyetje mbi kontrollin e fakteve politike, duke thënë se edhe pse “të gënjesh është keq” ai besonte se “njerëzit duhet ta shohin vetë se çfarë thonë politikanët, për të parë karakterin e tyre dhe më pas të vendosin nëse do t’i votojnë apo jo”.
Zyrtari i Lartë i Financave, Ned Segal u shpreh se ndryshimi i politikave nuk do të ndikojë tek të ardhurat e kompanisë, duke cituar se kompania e bëri këtë duke marrë shkas nga “principet” e tyre.
[twitter_feed=https://twitter.com/nedsegal/status/1189651487065923584]
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar