Megaoperacion Shqipëri-Itali, goditet grupi i trafikut të drogës, 37 të arrestuar
Një operacion i përbashkët anti-drogë mes autoriteteve shqiptare dhe italiane ka vënë me pranga 37 persona në të dyja vendet. Hetimet kanë nisur në vitin 2015 nga pala Italine dhe me pas janë shtrirë edhe në Shqipëri.
Gjatë kësaj periudhe është sekuestruar një sasi prej rreth 4 tonë kanabis që nisej nga brigjet e Vlorës me destinacion Italinë, por edhe një sasi e konsiderueshme kokaine.
Detajet e operacion do të bëhen publike në një konferencë për shtyp të antimafias italine, atje ku do të marrin pjesë edhe kreu i SPAK, Arben Kraja dhe prokurori Vladimir Mara. Mësohet se 10 nga të atestuarit janë ndaluar në Shqipëri, ndërsa janë angazhuar më shume se 300 forca police në kapjen e tyre.
Hetimet e kryera në bashkëpunim edhe me SPAK kanë zbuluar se aktiviteti i këtij grupi zë fill në vitin 2015 dhe për këtë janë sekuestruar prova materiale, që sipas hetuesve dokumentojnë qartë veprimtarinë e grupit të trafikut të drogës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta