Llogaritë e Superligës, Tirana me njërën dorë te titulli, luftë e fortë për në Evropë

30 Qershor 2020 | 08:00

Kategoria superiore tashmë ka ardhur në një fazë vendimtare. Nga fundi i kampionatit duhen edhe pesë javë dhe të gjitha skuadrat po bëhen gati për një sforco të fundit për të arritur objektivat e tyre.

 Për sa i përket titullit kampion Tirana është ndjeshëm më e avantazhuar.  Bardheblutë e kanë vetë në dorë fatin e tyre, kryesojnë me 9 pikë dhe mund të shpallen matematikisht kampion që në takimin e ardhshëm nëse ja dalin të mposhtin Kukësin në ndeshjen direkte.

Ndërkohë që një luftë mjaft e  fortë po zhvillohet për një vend në kupat e Evropës. Në garë janë 4 skuadra. Teuta, Laçi, Skënderbeu dhe Partizani që ndahen nga vetëm 3 pikë. Teuta e vendit të tretë ndodhet në kuotën e 50 pikëve ndërsa partizani që mban vendin e gjatë është në kuotën e 47 pikëve.

Matematikisht në lojë janë edhe Bylis dhe Vllaznia por për këtë dy skuadra duket mjaft e vështirë duke parë edhe ecurinë që kanë pasur gjatë këtij sezoni.

Tani është momenti për të dhënë çdo gjë në fushën e lojës. Koha po mbaron dhe çdo hap i gabuar në këtë fazë të kampionatit do të ndikojë shumë në verdiktet përfundimtare .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026