Mitsotakis: Erdogan të merret me ekonominë turke, jo me fantazi neo-otomane

29 Korrik 2022 | 09:59

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur në lidhje me marrëdhëniet e tensionuara mes Athinës dhe Ankarasë.

Në një intervistë për CNN, Mitsotakis është shprehur se Greqia do të mbrojë sovranitetin e saj territorial, teksa theksoi gatishmërinë për të vazhduar bisedimet me palën turke.

Sipas tij, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan duhet të fokusohet në ekonominë e turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane, shkruan Protothema.

“Është më mirë që Erdogan të merret me ekonominë turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur sovranitetin tonë”, shtoi kryeministri.

Ndër të tjera, Mitsotakis nënvizoi se Evropa po përballet me një krizë gjeopolitike pas pushtimit rus dhe se nuk duhet të ketë destabilitet në Evropën Juglindore.

Ndërsa të dy vendet janë aleatë të NATO-s, ata janë përfshirë prej kohësh në mosmarrëveshje mbi migrimin, kufijtë detarë dhe kërkimin e mineraleve në Mesdheun lindor.

Greqia dhe Turqia akuzojnë ushtrinë e njëra-tjetrës për shkelje të hapësirës ajrore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis votimi në Kosovë, kreu i KQZ-së hedh votën i pari. Bën thirrje për pjesëmarrje masive

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka qenë i pari që ka hedhur votën në kutitë e zgjedhjeve ditën e sotme. Ai votoi...
07:23 | 07/06/2026

Mbi 100 prokurorë në terren për të mbikëqyrur zgjedhjet në Kosovë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se për të garantuar integritetin e zgjedhjeve të 7 qershorit janë angazhuar mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të...
07:15 | 07/06/2026

Kosova në zgjedhje, KQZ publikon shifrat: Mbi 2 milionë votues dhe 2,550 vendvotime

Këtë të dielë, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë prapë për të zgjedhur legjislaturën e 11-të të Kosovës. Komisioni...
07:05 | 07/06/2026