Gruaja më e pasur në Azi humb gjysmën e pasurisë, ç’do të thotë kjo për Kinën?
Dikur ajo bënte $2 miliardë dollarë në 4 ditë. Sot, gruaja më e pasur në Azi ka humbur gjysmën e pasurisë.
Yang Huiyan, pronarja e shumicës së aksioneve të gjigantit kinez të pronave Country Garden, ka dëshmuar përgjysmimin e pasurisë sa saj 22 miliardë dollarëshe brenda fare pak muajve.
Ajo thuhet të jetë sipërmarrësja më e prekur nga kriza që ka përfshirë sektorin e pasurive të paluajtshme në Kinë e cila vazhdon të përkeqësohet, sipas indeksit të miliarderëve ditën e enjte.
Pasuria e Yang mori goditjen e fundit ditën e mërkurë kur aksionet e Country Garden me bazë në Hong Kong, ranë me 15%.
Yang e trashëgoi pasurinë kur babai i saj – themeluesi i Country Garden, Yang Guoqiang – i transferoi asaj aksionet e tij në vitin 2005.
Kështu, ajo u bë gruaja më e pasur në Azi.
Tashmë kundërshtarja e saj më e fortë është miliarderja e fibrave kimik Fan Hongwei me një pasuri të vlerësuar tek $11.2 miliardë dollarë ditën e enjte.
Sektori i pronave llogaritet të jetë i përgjegjshëm për gjenerimin e 18-30% të prodhimit të brendshëm bruto në Kinë duke u bërë një faktor kryesor për ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Por analistë të shumtë kanë shprehur shqetësimin se kjo industri ka hyrë në një ‘rreth vicioz’ i cili po e ul gjithnjë e më shumë besimin e konsumatorëve dhe rrjedhimisht edhe investimet dhe të ardhurat për kompanitë e mëdha vendase.
Kompania më e madhe kineze e pronave të paluajtshme Evergrande, deklaroi pamundësinë për të paguar obligacionet e saj në dhjetor, pas problemeve me likuiditetin prej muajsh.
Që atëherë, ndërtues të tjerë madhorë përfshi Kaisa dhe Shimao Group, kanë kërkuar ndihmë nga qeveria për të njëjtën arsyeje.
Industria imobilare në Kinë po pëson një krizë prej disa muajsh duke i detyruar disa kompani ndërtimi të ndalojnë punën në kantiere gjë që ka detyruar mijëra qytetarë që kanë blerë shtëpi së fundmi, të kërcënojnë se nuk do t’i pagujanë më kreditë hipotekore nëse ndërtimi i shtëpive të tyre nuk përfundon në kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh