Dënohet me vdekje gazetari, akuzohet për nxitje dhune përmes mediave sociale
Gazetari iranian Ruhollah Zam është dënuar sot me vdekje nga një gjykatë në vendlindjen e tij. Vendimi për gazetarin e arrestuar një vit më parë në rrethana të paqarta, u dha mesditën e të martës për akuzën e nxitjes së trazirave antiqeveritare në vitin 2017, nëpërmjet mediave sociale.
Zam akuzohet për korrupsion, nxitje të kryengritjeve të armatosura dhe spiunazh. Gjykata deklaroi se ai kishte të drejtën e apelimit. Lajmin për arrestimin e Zamit e dhanë tetorin e kaluar. Rojet Revolucionare të Iranit thanë se kishin arritur ta kapnin edhe pse ai kishte arritur të fitonte azilin politik në Francë. Megjithatë, asnjëherë nuk u dhanë detaje mbi operacionin.
Zyrtarët iranianë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara, si dhe rivalin rajonal Arabinë Saudite dhe kundërshtarët e qeverisë që jetojnë në mërgim për nxitjen e trazirave, si nxitës të protestave mbarëkombëtare dhe për vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet vendi.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës