SHBA akuzon Rusinë për ndërhyrje në politikën amerikane
Prokurorët në SHBA kanë akuzuar një shtetas rus për komplot për të përdorur qytetarët amerikanë si “agjentë të paligjshëm të qeverisë ruse”.
Aktakuza e Departamentit të Drejtësisë pretendon gjithashtu se Alexander Viktorovich Ionov, një banor i Moskës, u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet e SHBA, shkruan BBC.
Në të thuhj, se ai drejtonte Lëvizjen Anti-Globalizuese të Rusisë (AGMR), një organ që rekrutonte grupe politike amerikane për të çuar përpara interesat shtetërore ruse.
Sipas aktakuzës, Ionov punonte nën drejtimin e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) dhe kontrollonte disa grupe politike të paidentifikuara në Florida, Xhorxhia dhe Kaliforni.
Ai ka denoncuar akuzën e SHBA, teksa mund të dëbohet me 5 vite burgim nëse shpallet fajtor. Aktualisht, Ivonov ndodhet në Rusi dhe e ka cilësuar një marrëzi dhe mashtrim aktakuzën.
Dhjetra zyrtarë të lartë rusë dhe organe të kontrolluara nga shteti, përfshirë bankat, janë sanksionuar nga perëndimi për shkak të luftës në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq