Deputeti i Vuçiç thirrje për luftë: Duhet të fillojmë denazifikimin e Ballkanit
Vladimir Gjukanoviç, një deputet në Asamblenë Kombëtare të Serbisë nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, shkroi në Twitter se ai beson se Serbia mund të detyrohet të përfshihet në “denazifikimin” e Ballkanit.
“Më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të gaboja”, ka shkruar Gjukanoviç.
Све ми се чини да ће Србија бити принуђена да крене у денацификацију Балкана. Волео бих да грешим.
— Владимир Ђукановић 🇷🇸 (@adv_djukanovic) July 31, 2022
Termi “denazifikim” u përdor nga Rusia si një nga pretekstet për pushtimin ushtarak të Ukrainës.
Situata në Veri të Mitrovicës është tensionuar pasditen e së dielës një ditë para se në Kosovë do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato “RKS”, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë mbyllur pikat kufitare në Jarinje dhe Bernjak, për shkak të bllokimit të rrugëve dhe ka bërë thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Na presin orë e ditë sfiduese’, Kurti reagon pas tensioneve në Veri
- Serbët bllokadë në Veri, mbyllen pikat e kalimit në Jarinjë dhe Bernjak
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta