Alonso i bashkohet Aston Martin, zëvendëson Vettel
Fernando Alonso, i cili ka fituar dy herë trofeun e Formula 1 do t’i bashkohet skuadrës së Aston Martin vitin e ardhshëm.
41-vjeçari zëvendëson Sebastian Vettel pasi gjermani njoftoi tërheqjen javën e kaluar.
Alonso, i cili ka fituar dy tituj për Renault në 2005 dhe 2006, ka rënë dakord për një marrëveshje shumëvjeçare me ekipin britanik.
Spanjolli do të jetë partner me Lance Stroll, djali i pronarit miliarder të Aston Martin, Lawrence Stroll.
“Ekip i Aston Martin po kërkon energjinë dhe përkushtimin për të fituar dhe për këtë arsye është një nga ekipet më emocionuese në Formula 1 ,” u shpreh piloti duke e cilësuar një mundësi të jashtëzakonshme hapin e tij të radhës.
Aston Martin ka ambicie për t’u bërë pretendente për titull brenda pesë viteve të ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta