‘Jo veprime të pakoordinuara’, BE: Po ndjekim me shqetësim situatën në Veri
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano tha sot se Brukseli po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Ai ka kërkuar që të ndërpritet menjëherë çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes.
Sipas tij, mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave. Stano tha se BE është në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar tensione.
Më 31 korrik, serbët në Kosovë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe.
Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.
Të gjitha bllokadat në veri u hoqën pasditen e sotme.
LEXONI GJITHASHTU
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera