Anglia shpallet kampione e Europës në futboll për femra
Për herë të parë në histori, Anglia u shpall kampione e Europës në futboll për femra. Skuadra angleze vulosi fitoren në minutat e fundit të kohës shtesë.
Uembli plot me 87 mijë tifozë dhe e gjithë Anglia është në festë pas fitores në kampionatin europian të futbollit për femra.
Një finale kjo emocionuese ndaj Gjermanisë, e fituar me rezultatin 2-1 në kohën shtesë.
Statistikat ishin të gjitha kundër britanikeve sepse në dy finale të viteve të shkuara, ata i kishin humbur të dyja, ndërkohë që gjermanet kishin një rekord prej tetë fitoresh në tetë finale.
Pas një pjese të parë ku Gjermania pati rastet më të mira, ndeshja u zhbllokua në minutën 62’ me një gol të britanikes Toone.
Gjermania reagoi menjëherë duke treguar ndoshta superioritetin teknik, dhe gjeti barazimin me Magull në minutën 79’.
U desh koha shtesë për të përcaktuar fitueset, me një gol pas një aksioni disi konfuz në zonën e rreptësisë, e finalizuar nga Kelly në minutën 110’.
Trofeu i parë femëror në këtë sport për anglezët u dha nga vetë princi William.
Skuadra fituese u përshëndet edhe nga mbretëresha Elisabeth e cila përmes një mesazhi urimi theksoi se kjo fitore është një frymëzim jo vetëm për vajzat dhe gratë, por dhe për brezat e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta