Rekomandimet për Prokurorinë, Çela: Gjyqtari paraprak cenon kompetencat e prokurorit, ndikon në hetim
Kuadri i ri ligjor ku vepron prokuroria shqiptare e ka vënë në vështirësi këtë institucion. Në prezantimin e rekomandimeve të qeverisë për këtë institucion për vitin 2020 numri një i akuzës Olsian Çela tha se problematik është kodi i ri i procedurës penale dhe gjyqtari paraprak, i cili ka prekur kompetencat e prokurorisë.
“Ky ndryshim i rëndësishëm që erdhi pas decentralizimit të prokurorisë ka krijuar një dualitet mes prokurorit dhe gjyqtarit në hetim, gjyqtari përveç kontrollit të ligjshmërisë në fazën e hetimit i ushtruar kryesisht në mënyrë pasive, tashmë ka marrë rolin e kontrollit mbi organin e prokurorisë gjatë kësaj faze, madje edhe drejton hetimet dhe vendos afate për drejtimin e tyre,” – u shpreh Prokurori i Përgjithshëm Çela.
Ai thotë se ka ardhur koha të merret në konsideratë rikonceptimi i bashkëveprimit mes institucioneve.
“Për këtë arsye vlerësoj se ka ardhur koha të rikonceptohet modeli i bashkëveprimit ndërinstitucional me qëllim identifikimin e prioriteteve dhe rekomandimeve që marrin në konsideratë kuadrin kushtetues dhe ligjor duke mos përjashtuar mundësinë e paqartësive apo mangësive ligjore në këtë drejtim,” – shtoi më tej Çela.
Kryeprokurori në fjalën e tij tha se është pamundësi ligjore për t’ia përcjellë rekomadimet prokurorisë posaçme SPAK, pasi ajo vepron e pavarur. Për këtë arsye kërkoi nga qeveria të gjejë mekanizimet e duhur për të zgjidhur këtë anomali. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja ngriti disa problematika me të cilat është përballur kjo strukturë.
“Ne jemi në disa zyra provizore ku ushtrojmë funksionet tona, kjo pasi nga ana e ekzekutivit ka filluar rikonstruksioni i gjithë objektit, por ende nuk ka përfunduar, gjithë struktura nuk e merr pagën e plotë siç parashikon ligji,” – tha kreu i SPAK-ut, Kraja.
Pavarësisht problematikave ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ishte e qartë se çfarë pritej nga prokuroria.
“Shqiptarët sot presin përgjigje të shpejta nga prokuroria pa zvarritje dhe sorollatje me vite të tëra, presin që prokuroria të mos mbyllë sytë përpara veprave penale, apo akoma më keq të bëhet palë me kriminelin siç mund të kemi vënë re disa raste kohët e fundit, presin që prokuroria të mos pushojë apo fillojë çështje në kundërshtim me ligjin apo provave,” – tha ministrja Gjonaj.
Prioritete për vitin 2020 të qeverisë nuk ndryshojnë shumë nga ato të viteve më para, si lufta kundër korrupsionit, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta