Historiani i famshëm rus pranon të ketë vrarë ish-studenten e tij
Një historian rus ka pranuar se ka vrarë një ish studente të tijin, pasi u nxorr nga policia në një lum me një çantë që mbante brenda dy krahë.
Oleg Sokolov, një specialist për Napoleonin, u arrestua nga policia ruse të shtunën pasi u nxorr nga lumi Moika në Shën Petersburg.
“Ai e pranoi fajin”, tha avokati i tij Alexander Pouchev për AFP, duke shtuar se 64-vjeçari i cili ndodhet aktualisht në spital dhe po trajtohet nga hipotermia, u pendua për krimin e tij dhe ishte gati të punonte me policinë.
Media ruse raporton se ai i tha investiguesve se kishte vrarë ish-studenten e tij Anastasia Yeshchenko, me të cilën ai kishte pasur një marrëdhënie.
Ai do të dalë para gjyqit të hënën.
Adhurues i Napoeleonit, Sokolov, njihet për kostumet e tij Napoleoneske si dhe për organizimin e eventeve prehistorike.
Anastasia Yeshchenko, 24, ishte gjithashtu e apasionuar mbas epokës së Napoleonit dhe ishte bashkëautore e disa librave të profesorit të saj Sokolov, në Universitetin e Shën Petersburgut.
I dekoruar me “Legion d’Honour” në vitin 2003, ai ka përkthyer shumë libra në frengjisht dhe ka punuar si mbikqyrës për filma dhe dokumentarë mbi Napoleonin.
“Si profesor i historisë moderne në Universitetin e Shën Petersburgut, i dekoruar me disa çmime, nuk do na e merrte mendja kurrsë se ai mund të kryente një krim të tillë”. Shpjegoi Issep në një nga deklaratat e tij.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.