Beogradi rrezikon rikthimin e izolimit për shkak të situatës së rendë nga COVID-19

2 Korrik 2020 | 13:42

Ndonëse, Bashkimi Evropian ka hapur kufijtë me Serbinë për shkak të situatës jo të rëndë me COVID-19, vetë qyteti i Beogradit duket se ndodhet në një situatë tjetër nga panorama e përgjithshme në vend.

Për këtë arsye, Presidenti Aleksandër Vuçiç pritet të marrë masa të ashpra që mund të shkojnë deri në izolimin e kryeqytetit. Rekomandimi është bërë nga grupi për menaxhimin e krizës, ndërsa Vuçiç pritet të shprehet sonte në mbrëmje.

Situata epidemiologjike në Beograd nuk është aspak favorizuese pasi nga të dhënat rezulton se, nga testimet e 24 orëve të fundit, më shumë se 80% e të infektuarve janë nga Beogradi.

Vendimi përfundimtar i Vuçiç pritet të bëhet të enjten në mbrëmje pas takimit me ekipin për menaxhimin e krizës, ku priten të merren masa rigoroze për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit në kryeqytetin serb.

Në konsideratë po merret rivendosja e orarit të mbylljes në mbrëmje ose mbyllja totale e Beogradit, që do të thotë se nuk do të lejohet dalja apo hyrja e qytetarëve në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit në Serbi janë zbuluar 272 raste të reja me COVID-19 nga testimi i mbi 8 mijë personave. Në të gjithë vendin aktualisht janë 1 783 raste aktive ndërsa 73 persona janë në respirator. Në total, deri tani Serbia ka pasur 14 836 raste me coronavirus, ndërsa numri i vdekjeve është 281 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026