Plazhet duhet të kthehen në administrim publik, thotë ish-ministri Lleshaj

3 Gusht 2022 | 18:44

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se plazhet në vend duhet të kthehen në administrim publik.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Lleshaj u shpreh se administrimi nga privati, i ka ata në magnet për të fituar sa më shumë para dhe nuk respektojnë asnjë parim.

Sipas tij, personat të cilët marrin në administrim një zonë të caktuar plazhi, duhet të kujdesen dhe të keni përgjegjësi për sigurinë.

“Plazhet tona duhet të kthehen në administrim publik, jo privat. Administrimi privat i plazheve i ka bërë ata magnet për të gjithë personat e etur për para dhe që nuk respektojnë asnjë parim. Në qoftë se do të kishim të zbatuar edhe disa parime elementare, nëse pronari i plazhit do e rrethonte zonën e tij, do të kishte njerëz që do kujdeseshin për sigurinë.

Kurrë nuk ndodh një tragjedi pa u bërë dy ose tre gjëra së bashku. Ata nuk kujdesen dhe nuk marrin përgjegjësi për atë pjesë që e kanë marrë në përdorim nga shteti. Duhet të ketë punonjës sigurie në çdo plazh”, theksoi Lleshaj.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026