Shembja e Teatrit, Mimi Kodheli: Kur të shohin diçka të bukur të ndërtuar atje, do paqtohemi me irritimin e sotëm
Mimi Kodheli, ish-ministrja e Mbrojtjes për 4 vjet në qeverinë e kryeministrit Edi Rama tha për Ilva Now se i kupton edhe zërat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, edhe pse refuzon të bëhet pjesë e debatit si dhe kur u shemb, por shprehet besimplotë se kur diçka e bukur të ndërtohet në të njëjtin vend, do të pëlqehet nga të gjithë e do të shërbejë për të reflektuar lidhur me debatin që bëhet sot.
“Është një temë e gjerë, unë besoj fort tek e reja dhe kam besuar dhe vazhdoj të besoj te kultura, arti dhe dashuria për të pasi jam rritur me këtë ndjesi. Kam pasur fatin të rritem në një mjedis ku ka qenë një ndër gjërat me të cilat jam ushqyer që herët. Nuk bie në debatin për mënyrë se si apo kohën kur.
Uroj shume që të vijë një ditë që atje të ndërtohet diçka ashtu siç Tirana e meriton, dhe të ketë hapësirë të mjaftueshme për çdo artist të vërtetë dhe të ketë hapësirë të mjaftueshme për çdo artdashës.
Dhe e besoj fort këtë, që ditën që do të shikojmë një gjë të bukur të mirë atje do paqtohemi me irritimin që dikush mund të ketë sot, diku të drejtë nga ata që aty kanë punuar dhe uroj që të mund të reflektojmë nesër në një mënyrë të ndryshme nga çfarë shumëkush reflekton sot”, – tha znj. Kodheli.
Për videon e plotë klikoni këtu.
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta