3 viktima dhe rekord rastesh të reja me COVID-19 në Shqipëri

3 Korrik 2020 | 08:32

Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten për vdekjen e 3 pacientëve të tjerë me COVID-19 në Spitalin Infektiv dhe diagnostikimin e 90 rasteve të reja. 

Në një konferencë për shtyp nga ministria, doktoreshë Eugena Tomini tha se viktimat ishin të moshave 57, 65 dhe 76 vjeç nga Shkodra, Tirana dhe Durrësi, çka e çon në 72 totalin zyrtar të vdekjeve nga pandemia në Shqipëri (vdekshmëria ka shkuar në 2.6 për qind e të infektuarve).

Pas 362 testimesh në 24 orët e fundit, rezultuan të infektuar edhe 90 persona të tjerë, shifër rekord kjo për rastet ditore që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë, çka e çon totalin e të prekurve me COVID-19 në 2,752 persona.

Kjo është hera e parë që arrihet një numër kaq i madh rastesh ditore. Më parë qe arritur dy herë maksimumi prej 82 rastesh. Hera e parë 16 qershor, hera fundit të enjten, 2 korrik.

Po kështu nga 3 viktima janë raportuar edhe tre ditët e fundit, teksa vlen të theksohet se, që prej muajit qershor kanë vdekur 39 persona, 6 më shumë se periudha tremujore mars-maj e pandemisë, (rritje me 54 për qind e rasteve të vdekjeve).

Së fundmi autoritetet deklaruan “të shëruar” 33 pacientë duke e çuar totalin e atyre që e kanë mposhtur virusin në 1,592 persona (57 për qind e të infektuarve).

Tomini njoftoi se aktualisht në spitale janë shtruar 80 pacientë, 8 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 1 është në gjendje të rëndë me frymëmarrje të drejtuar.

Gjithashtu doktoreshë Tomini bëri me dije se ndër pacientët e shtruar në spital është dhe një fëmijë dymuajsh.

“Ai po merr kujdes nga stafi i pediatrisë infektive në një gjendje të stabilizuar bashkë me nënën,” – u shpreh Tomini.

Prej diagnostikimit të rastit të parë në muajin mars, autoritetet shëndetësore kanë kryer 28,033 teste, duke pikasur 2,752 persona me COVID-19 (9.8 për qind e të testuarve), 1,592 prej tyre janë shëruar (57 për qind e të prekurve), 1088 mbeten ende mbartës ndërsa 72 kanë vdekur.

Shpërndarja gjeografike e “rasteve aktive”: Tiranë 409, Durrës 209, Shkodër 158, Vlorë 117, Lezhë 57, Fier 46, Korçë 32, Kukës 21, Elbasan 13, Gjirokastër 10, Berat 8, Dibër 8.

 

Lexoni gjithashtu:

3 vdekje dhe 82 raste të reja me COVID-19, shkon në 69 totali i viktimave në Shqipëri

Rakacolli: Shifrat e deritanishme të kontrollueshme, vetëm 20 për qind e kapaciteteve spitalore janë zënë

Mbyllja e kufijve për Shqipërinë, Pipero: U ndëshkuam se dhamë shifra të sakta. Mund ta vëmë virusin nën kontroll për një javë

Javë dramatike, bilanci rajonal i COVID-19 rëndohet me mbi 100 vdekje dhe rreth 4700 të infektuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026