A do të rinovojë Messi me Barçën? Sulmuesi pezullon bisedimet, mund të largohet në vitin 2021
Të mendosh Lionel Messin pa Barcelonën, ose Barcelonën pa Messin duket mjaft e vështirë, pasi ndër vite ky binom ka treguar së është thjesht perfekt.
Por me sa duket çdo histori e bukur e ka një fund dhe mediat spanjolle raportojnë se fundi është pranë.
Sipas Cadena Ser, Lionel Messi ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me Barcelonën dhe pritet që të largohet në fundin e sezonit të ardhshëm, kur i përfundon edhe marrëveshja aktuale.
Messi kishte një klauzolë në kontratën e tij që i lejonte atij të largohej që këtë sezon por vendosi që të mos e aplikojë.
Nuk janë të paktë zërat që thonë së Messi mund të këtë një ribashkim me Pep Guardiolën. Spanjolli e preferon shumë sulmuesin argjentinas dhe dëshiron me çdo kusht që ta ketë tek Manchester City.
Nuk dihet akoma nëse Messi do të vendosë ose jo të largohet, por Barcelona ka edhe 1 vit kohë për ta bindur gjashtë herë fituesin e Topit të Artë të qëndrojë në ‘Camp Nou’.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi