‘Të rinj me simptoma të rënda janë shtruar sot në QSUT’, apeli i ministres: Na ndihmoni ta frenojmë virusin
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, ka kërkuar ndërgjegjësimin e të rinjve si transmetuesit kryesorë të COVID-19, në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit.
Ministrja shpjegon se mes të shtruarve që po trajtohen në QSUT ka edhe të rinj që kanë shfaqur simptoma të rënda, çka sipas saj vërteton më së miri faktin se ky virus nuk njeh moshë.
“Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.
Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!
Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet! Vendose maskën, ruaj distancën, laj shpesh duart”, apelon ministrja.
Lexoni gjithashtu:
74 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 67 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta