Skulptura e Putin shfaqet në parkun e lojërave në Nju Jork

7 Gusht 2022 | 19:40

Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq në një park lojërash në Central Park të Nju Jorkut.

Më konkretisht, një skulpturë në ngjyrë të kuqe të ndezur e Putinit u ngrit atje nga artisti francez James Colomina, shkruan CNN.

Colomina mori meritat për skulpturën, e cila tregon Putinin të ulur mbi një tank lufte në miniaturë.

“Kjo skulpturë synon të denoncojë absurditetin e luftës dhe të nxjerrë në pah guximin e fëmijëve kur përballen me situata të dhunshme, katastrofike të shkaktuara nga të tjerët”, shkruante Colomina  në një postim në Instagram.

Colomina është i njohur për skulpturat e tij të kuqe të ndezura në rrugë, shpesh të instaluara në mënyrë të fshehtë në vende publike pa ndonjë paralajmërim paraprak.

Në prill, ai vendosi në Francë një skulpturë tjetër me një mesazh kundër luftës: një fëmijë ushtar që mbante një pushkë që shndërrohet në trëndafil.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026