Kosova ndalon spiunen ruse, 5 zhvillimet kryesore

7 Gusht 2022 | 22:30

Kush është spiunia ruse që ndaloi Kosova, publikohen fotot me Karaxhiç

Gazetarja ruse Daria Aslamova, e cila u ndalua nga autoritetet e Kosovës nën dyshimin për spiunazh, është liruar dhe ka shkuar në Serbi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse, sipas të cilave Aslamova u lirua gjatë orëve të natës mes së shtunës dhe së dielës dhe vijoi e vetme rrugën drejt kufirit mes Serbisë dhe Kosovës. Nga burimet mediatike mësohet se aktualisht ajo ndodhet në qytetin serb të Rashkës.

Lexoni me shume: Kush është spiunia ruse që ndaloi Kosova, publikohen fotot me Karaxhiç

  • Ndoqi me thikë klientët se refuzuan të paguanin, në kërkim pronari i restorantit
Pamje nga vendngjarja

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim pronarin e një restoranti në Sarandë i cili ka kanosur me thikë klientët pas debatit për faturën.

Përmes një njoftimi policia thotë se pas publikimit në rrjetet sociale të një video ku shihet teksa pronari i një restoranti kanos me thikë disa klientë, është shpallur në kërkim shtetasi Alban Çoba, 48 vjeç banues në Sarandë.

Lexoni me shume: Ndoqi me thikë klientët se refuzuan të paguanin, në kërkim pronari i restorantit

  • VIDEO| Aksidenti shkakton radhë kilometrike automjetesh në Llogara
Pamje nga trafiku ne Llogara

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Llogara-Orikum. Një automjet tip “Audi” është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip ‘Mitsubishi’.

Por ngjarja ka paralizuar trafikun në këtë segment rrugor, mjaft të frekuentuar nga pushues që zgjedhin bregun e jugut.

Lexoni me shume: VIDEO| Aksidenti shkakton radhë kilometrike automjetesh në Llogara

  • Kush ishte Florind Belliu, aktori që i dha fund jetës në mënyrë tragjike në SHBA

Pasditja e shtunës ishte tragjike për Florindin Belliun. 35-vjeçari që i dha fund jetës së tij dhe të bashkëshortes ishte një emër që njihej në Tiranë, pasi prej disa vitesh ishte angazhuar në disa filma.

Florind Belliu kishte përfunduar Akademinë e Arteve, dhe pas përfundimit të studimeve kishte provuar që të angazhohej me disa produksione filmike, por edhe me role episodike në teatër.

Lexoni me shume: Kush ishte Florind Belliu, aktori që i dha fund jetës në mënyrë tragjike në SHBA

  • ‘Pa babain duke vdekur’, flet kolegu i aktorit që u vetëvra në SHBA

Aktori shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën pasi u hodhën nga kati i i gjashtë i pallatit ku jetonin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Andi Llabuti, aktor, koleg dhe mik i Belliut, thotë se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Llabuti u shpreh se Belliu e ka përjetuar shumë keq vdekjene  të atit dhe faktin që ai nuk mundi të vinte në varrimin e tij.

Lexoni me shume: ‘Pa babain duke vdekur’, flet kolegu i aktorit që u vetëvra në SHBA

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026