Shtrenjtohet bulmeti, shkak kostot e lëndëve të para dhe rënia e prodhimit vendas
Çmimi i bulmetit është rritur më shumë se 10% këtë muaj. Kompanitë e përpunimit thonë, se shkak për shtrenjtimin janë bërë lëndët e para, që po vijnë me kosto më lartë nga jashtë. Mbi këtë argument, një shishe qumështi 1.4 litra shitet 200 lekë, nga 160 lekë që ishte në korrik.
Shtesa përfshin edhe artikuj të tjerë të ambalazhuar, duke rritur drejtpërdrejt kostot e jetesës në familjet shqiptare.
Nga qershori i vitit të kaluar çmimet janë rritur gradualisht, deri në 19% për grupin e bulmeteve, ndërsa vendi përballet pas çdo viti edhe me uljen e numrit të lopëve e deleve.
Në vështirësi janë vënë kryesisht baxhot, të cilat thonë se rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djathë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq