Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj: Çdo dyshim për viktimat të sqarohet, por të flasin ekspertët jo politika
Përballë pretendimeve se disa nga dhjetëra viktimat që u raportuan në fundjavë vdiqën nga mos-furnizimi i mjaftueshëm me oksigjen, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, kërkon që të mos krijohet konfuzion, pasi siç u shpreh ai mjekët kanë bërë me përgjegjësi punën e tyre.
Në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu në Euronews Albania, Armend Zemaj tha se dyshimet duhet të sqarohen, por që situata nuk duhet të përdoret politikisht.
“Raportet paraprake tregojnë se mjekët e kanë bërë punën me nder dhe përgjegjësi ndërsa për çështjet teknike t’ia lëmë ekspertëve, çdo dyshim duhet të sqarohet dhe të mos krijojmë konfuzion pasi me rritjen e të infektuarve bilanci i keq me vdekjet fatkeqësisht mbase po përdoret dhe për luftë politike,” – u shpreh ministri teksa tregoi se gjendja është e njëjtë si në javët e shkuara.
Ministri i Shëndetësisë tha se kapacitetet vëzhguese janë shtuar me rreth 200 profesionistë shëndetësor shtesë dhe e konsideroi situatën “nën kontroll”.
“Unë e kam autorizuar stafin që të decentralizoi shërbimin dhe të mos ngarkohet Prishtina, por njerëz që trajtojnë të sëmurët e COVID-19 të ketë dhe në rajone,” – tha Zemaj duke shtuar se situata e trashëguar e problemeve në sistemin e shëndetësisë e ka bërë më të dukshëm këtë problematikë nën pandemi.
Rastet në rritje të viktimave shtynë qeverinë e Avdullah Hotit të vendoste sërish masa kufizuese.
Në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtri, nga ora 21:00 deri në orën 05:00 do të kufizohet lëvizja, ndërsa në qytetet e tjera do të ndalohen rreptësisht shërbimet dhe aktivitetet në mjedise të mbyllura.
Gazetarja Çifligu i tha ministrit se masa kufizuese vendosi edhe qeveria e Albin Kurtit, por sipas ministrit Zemaj ato ishin anti-kushtetuese pasi ligji nuk parashikon aplikim të këtyre masave në rang kombëtar, por vetëm në zona të veçanta.
I pyetur nëse është menduar mbyllja e kufirit me Shqipërinë, Zemaj iu shmang përgjigjes direkte, por tha se shqyrtimin e mbylljes së kufirit nuk ka qenë pjesë e vendimeve të fundit.
Zemaj tregoi se mbetet në komunikim me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut dhe tha se Prishtina zyrtare e sheh me vëmendje situatën që zhvillohet në këto vende dhe do të shqyrtojë në vazhdimësi çdo vendim të mundshëm.
Vetëm në dy ditët e fundjavës 10 mijë qytetarë të Kosovës kaluan kufirin, ndërsa 17 pacientë me COVID-19 humbën jetën.
Prej muajit mars, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kryer rreth 25 mijë teste, nga ku janë diagnostikuar diçka më shumë se 3,500 të infektuar.
Nga totali i të infektuarve rreth 1,900 jan ë sh eruar, 1,500 mbeten mbart ës teksa 75 kanë vdekur. Në raport me popullsinë, në Kosovë tashmë regjistrohen 42 vdekje me COVID-19 për çdo 1 milionë banorë.
Lexoni gjithashtu:
Përkeqësohet situata e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërron jetë mjeku shqiptar
3 vdekje të tjera, shkon në 79 totali i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta