Finlanda dhe Estonia thirrje BE-së: Ndaloni vizat turistike për rusët
Udhëheqësit e Estonisë dhe Finlandës duan që vendet evropiane të ndalojnë lëshimin e vizave turistike për qytetarët rusë, duke thënë se ata nuk duhet të jenë në gjendje të bëjnë pushime në Evropë, derisa Rusia po bën luftë në Ukrainë.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas u shpreh se të vizitosh Evropën është një privilegj dhe se tani është koha për t’i dhënë fund turizmit nga Rusia, shkruan Euronews.
Një ditë më parë, homologia e saj në Finlandë, Sanna Marin deklaroi për transmetuesin finlandez YLE se nuk është e drejtë që në kohën kur Rusia po zhvillon një luftë agresive dhe brutale në Evropë, rusët të mund të jetojnë një jetë normale.
Estonia dhe Finlanda kufizohen me Rusinë dhe janë anëtarë të Bashkimit Evropian, që ndaloi udhëtimin ajror nga Rusia, pasi pushtoi Ukrainën.
Por rusët ende mund të udhëtojnë në rrugë tokësore në të dy vendet dhe më pas të fluturojnë për në destinacione të tjera evropiane.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta